Meta: 600 mijë të rinj votojnë LSI si forcë e parë

LSI zhvilloi një takim me banorët e Sarandës ku janë prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj force.

Meta deklaroi se tashmë vendimi është marrë dhe se 600 mijë të rinj e kanë vendosur LSI-në forcë të parë, por ai tha se duhet të bëhemi 1 milion.

“Vendimi është marrë: 600 mijë të rinj e të reja e kanë vendosur LSI-në forcë të parë. Të bëhemi 1 milion deri më 25 qershor në mënyrë që t’i japin një shans të gjithëve.

Sot votohet për të hapur një faqe të re për rininë dhe për Shqipërinë të paktën për 20 vitet që vijnë. LSI është e para, sepse për ne Shqipëria është e para, sepse për ne rinia është e para”, -theksoi Meta.

Loading...

Komente