Më shumë se 1 vit e gjysëm nga tërmeti, pallatet DS4 ende nuk kanë filluar të riparohen

Më shumë se 1 vit e gjysëm nga tërmeti i Nëntorit 2019, qe shkaktoi 51 viktima, ende Bashkua Durrës nuk ka lidhur kontratat me firmat ndërtuese të këtyre pallateve.

Banorët u mblodhën pranë kompleksit të tyre të banimit jadas, ku jetonin 282 familje që mbetën pastrehë pas tërmetit dhe jetojnë në banesa me qira, të mbështetur me bonus nga bashkia.

Ashtu siç paralajmëruan javën e kaluar të shqetësuar banorët, kompania fituese e tenderit, një bashkim kompanish, nuk ka nënshkruar ende kontratën për riforcimin e pallateve me bashkinë. Përmes një shkrese ajo i ka kërkuar bashkisë rishikimin e fondit të akorduar pasi objektet kanë dëme të mëdha në strukturë ndaj nevojitet një fond më i madh se ai i përcaktuar në preventivat e hartuara nga studio e projektimit për rikonstruksion.

Ky kompleks banimi ka një sipërfaqe ndërtimore prej 32 mijë m2 dhe për riparimin e tij është përcaktuar një fond prej 247 milion lekë (të reja).



Komente