Me fitore dramatike Interi kualifikohet në Champions League

Interi ka arritur me shumë vështirësi ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur Empolin (2-1) në ndeshjen e fundit sezonale të Serie A.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa spektakli i vërtetë ishte në atë të dytën. Nerazzurrët kaluan të parët në epërsi duke shënuar me anë të Keita Baldes në minutën e 51-të.

Interi kishte mundësi që ta dyfishonte epërsinë ndaj Empolit, mirëpo nga pika e bardhë dështoi Mauro Icardi (61’).

Zikaltrit ishin në një situatë tejet të sikletshme, pasi kundërshtarët arritën ta barazonin rezultatin (1-1) me anë të Hamed Traore (77’).

Loading...

Por, goli i barazimit për Empolin nuk zgjati shumë, pasi Radja Nainggolan e riktheu epërsinë e Interit në minutën e 81-të, për t’ia siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Interi me këtë fitore e ka siguruar vendin e katërt me 69 pikë, ndërsa Empoli ka rënë në Serie B së bashku me Chievon dhe Frosinonen.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente