Marcelo do të transferohet tek Juventus, shkak Ronaldo

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Marcelo, raportohet se dëshiron të ndjekë Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Sipas Tuttosport, ideja është duke u diskutua që kur portugezi u largua nga Los Blancos për t’iu bashkuar Zonjës së Vjetër.

Besohet se Marcelo tashmë ka njoftuar klubin nga Madridi se dëshiron largimin pasi dëshiron të luajë prapë me CR7, me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira shoqërore.

Juventusi është e informuar me gjithë planin e brazilianit dhe tashmë ka filluar të përgatitë ofertën për afatin kalimtar të janarit.

30-vjeçari ka pothuajse 500 paraqitje për Los Blancos që kur u ble nga Fluminense në vitin 2007.

Gjatë kësaj periudhe ka fituar katër tituj të La Ligas dhe po aq Liga të Kampionëve.

Me ardhjen e tij me shumë mundësi Juve do të largonte Alex Sandron, për të cilin kanë shfaqur interesim klube nga Liga Premier.

Loading...

Komente