Maqedoni, dënohet me 6 vite burg ish-ministrja e punëve të brëndshme (video)

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është mbajtur seancë në të cilën është shqiptuar aktgjykimi kundër Gordana Jankulloskës për lëndën “Tanku”, e cila është gjykuar me procedurë të ndarë.

Gjykatësja gjatë leximit të aktgjykimit njoftoi se ish-ministrja e Punëve të Brendshme dënohet me gjashtë vite burg dhe do të detyrohet t’i paguajë harxhimet që janë bërë gjatë procesit gjyqësor në të cilin ajo është gjykuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ish-minstrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, në këtë lëndë e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” ka qenë e akuzuar së bashku me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-ndimësin e ministres në MPB, Gjoko Popovski.

Gruevski dhe Popovski më herët në këtë lëndë u dënuan me dy vite burg, gjegjësisht gjashtë vite.

Loading...

Komente