Luka Modriç shumë pranë Interit

Duket se Luka Modriç është i qartë me ekipin e tij, kërkon largimin me çdo kusht dhe destinacioni i tij i vetëm është Italia.

Sportmediaset konfirmon edhe njëherë fjalët e përsëritura të kroatit; kërkoj të largohem, dua sfida të reja.

Pasi ka fituar gjithçka me Real Madrid, numri 10 dëshiron të provojë një tjetër sfidë, para se të lërë futbollin. Dita e premte do të jetë vendimi përfundimtar, ku Modric do të përballet me Perez për të diskutuar. Real Madrid e dëshiron me kusht qëndrimin e tij, duke i ofruar edhe një rritje page deri në 12 milione eurosh në sezon, tani vetëm të presim ditën e nesërme për të sqaruar gjithcka.

Loading...

Komente