Lautaro marëveshje me Barcelonën, mungon dakortesimi i klubeve

Lautaro Martinez vazhdon të jetë objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Ylli argjentinas ka një marrëveshje personale me katalunasit, por ende mbetet larg marrëveshja mes klubeve.

Lautaro ka një klauzolë largimi prej 111 milionë euro nga Interi, para që momentalisht nuk i ka Barcelona.

Interi tanimë i ka kthyer një përgjigje Barcelonës se si mund ta transferojë Lautaron në Camp Nou.

Neroazzurët i kanë kërkuar katalunasve që të ofrojnë 85 milionë euro plus shërbimet e mbrojtësit të majtë Junior Firpo për tu kompletuar marrëveshja.

Në këtë rast Interi e ka vlerësuar mbrojtësin e majtë spanjoll 26 milionë euro, ndërsa Barcelona e vlerëson atë rreth 40.

Katalunasit janë gati të shpenzojnë deri në 70 milionë euro plus të ofrojnë Junior Firpon për lojtarin.

Gjithsesi dëshira e madhe e Lautaros është të transferohet te Barcelona dhe të luaj përkrah Lionel Messit, ndërsa tani i mbetet dy klubeve për të gjetur gjuhë të përbashkët.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente