Kuçovë, përfaqësuesit e LSI-së në “Exchange” me valixhe duke shkoqur lekët

1

Lëvizja Socialiste për Integrim mesa duket po përdor çdo mjet për të siguruar vota për zgjedhjet e 25 qershorit. E këtu nuk bëhet fjalë vetëm për mjetet e ligjshme, por edhe ato të paligjshme.
Pas inskenimeve sikur ndaj tyre po ushtrohet dhunë, pas nxjerrjes së administratës në mitingje në oraret e punës me dhunë, pas përdorimit të mjeteve publike në shërbim të partisë, pas zarfeve me para për “viktimat” e saj, LSI sot sipas fotove të mëposhtme po përgatit një tjetër aksion i cili ka të bëjë më blerjen e votës.

Loading...

Më poshtë shihen qarte administratori i Njësisë Administrative Kozare (Bashkia Kuçovë, Qarku Berat), përfaqësuesi i LSI-së , i cili sëbashku me një individ tjetër, teksa mbajnë në dorë një valixhe të madhe , hyjnë në një Exchange (zyrë këmbimi valutor) dhe dalin po me valixhe pas 45 min, thonë burimet.
Pas zarfit, mesa duket LSI ka bërë gati valixhet për aksionin final në këto 5 ditë të fundit që janë vendimtare për fushatën. Pas kësaj, presim që administratori i Kozares të dalë e të thotë që janë para për një kafe që do pijë te familjet e qarkut të Beratit.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente