Ku është problemi i kësaj kombëtare?

Largimi i De Biasit dhe zevendesimi i tij me nje tjeter Italian Panuccin, do te sillte ndryshime te medha ne Kombetaren shqiptare.

Por le te analizojme pak momentin qe po kalon kjo Kombetare. Panucci e nisi punen e tij me nje dore te hekurt duke ja bere te qarte futbollisteve se nese nuk jep maksimumin ne fushe qendron jashte listes. Deri ketu shume mire, por problemi qendron tek rezultatet e arrira deri me tani, vetem nje ndeshje e fituar qe nga marrja e drejtimit nga Italiani.

Largoi nje lider si Ansi Agolli me motivin i plakur dhe duhet ti hap vend te rinjve, por kjo rezultoi e deshtuar, pikerisht ne momentin qe Kombetares i duhej eksperienca ne fushe e largoi por duke e rikthyer serish ne Kombetare.

Qendra e mbrojtjes mund te themi se eshte nje nga repartet me te dobet te ketij ekipi, Gjimshiti dhe Veseli nuk japin siguri dhe pesojne shume gola, ne vend te tyre duheshin Ajeti dhe Mavraj. Mbrojtesit e krahut deri diku jane mire por u mungon qartesia dhe shperthimi nga krahet.

Le te kalojme ne mesfushe, ky repart ka futbolliste shume te mire dhe me potencial por trajneri edhe ne ndeshjet zyrtare vazhdon te eksperimentoj. Xhaka bind sulmon, gjuan, triblon, eshte pothuajse i duhuri ne ate reparto, gjithashtu edhe Memushaj i cili ka nje teknike qe per skuadren eshte shume e rendesishme. Shenja te mira ka dhene sidomos ne ndeshjen kunder Skocise Sabien Lilaj, eksperienca ne Europe me Korçen i ka dhene frytet e veta.

Sulmi eshte reparti qe ka problemet e veta, ndoshta ketu nuk eshte faji i trajnerit, pasi demtimi i Armando Sadikut dhe mungesa e Cikalleshit, e ka lene kete repart pak shterp.

Pas gjithe ketyre, ngrihet nje pyetje: A eshte Panucci i duhuri? Rezultatet flasin qarte, trajnerit italian i mungojne idete, qartesia dhe eksperienca ne arenen Kombetare, dhe cfare ben ne fund? Ankohet se nuk ka futbolliste me nivel, nderkohe ishin keta futbolliste qe na derguan ne Euro 2016 dhe serish ankohet se futbollistet qe ka ne dispozicion nuk luajne shume me ekipet e tyre. Hyka nje nga me te miret per ekipin ku aktivizohet, luan ne formacion vetem nje ndeshje. Pra le ti themi pak gjerat troc, ky trajner nuk po ben mire, shpresojme qe keto fjale te rezultojne gabim ne fund te ketij kompeticioni. /albtimes.com/

Loading...

Komente