KPK-ja e pyet prokurorin për gjeneralitetet, ai nuk reagon

Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur seanca dëgjimore ndaj prokurorit të Tiranës, zotit Adriatik Cama.

Cama është i pranishëm dhe ka zgjedhur të mbrohet pa avokat. Ai është parë tepër i emocionuar para trupit gjykues në nisje të seancës. Kur iu kërkua të tregonte gjeneralitetet dhe kartën e identitetit, Cama mbeti për disa sekonda pa reaguar.

Gjatë leximit të raportit KPK-ja thekson se ai ka kryer deklarata kontradiktore gjatë komunikimit elektronik për vlerën e një shtëpie, duke e cënuar rëndë figurën e prokurorit.

Ai e ka deklaruar 3.4 milionë lekëvlerën e apartamentit 76 metra katrorë, por nga rivlerësimi rezulton se vlera shkon në 34 mijë dollarë.

Ai dhe bashkëshortja deklarojnë  vetëm pagat e tyre si të ardhura, por, sipas KPK-së, Cama nuk e justifikon shumën prej 1.8 milionë lekësh.

Loading...

Komente