Kosovarët dynden drejt plazheve shqiptare

Dhe pse një ditë para Bajramit të Madh, në doganën e Morinës mëngjesin e sotëm kishte fluks qytetarësh nga Kosova në drejtim të brigjeve shqiptare. Shumë prej tyre thanë se festën fetare do ta kalojnë duke pushuar në det.

Ndërkohë, në doganë janë vendosur sportele shtesë me qëllim që radhët të mos pengojnë pushuesit. Policia ngre traun herë pas here për të shmangur qëndrimet e gjata dhe procedura e përshpejtuar ka vijuar që në orët e para të mëngjesit. Më shumë se 10 mijë qytetarë kaluan deri në orën 8 e 30, kurse fluksi ka vijuar që nga ora 5 e mëngjesit./ABCnews

Komente