Kombëtarja e Kosovës largohet nga Shkodra, tashmë me stadiumin e vet

Stadiumi i ri i Kosoves i cili do te quhet “Fadil Vokrri” është thuajse gati, madje një natë më parë është zhvilluar edhe testi i fundit para ndeshjes së parë.

Stadiumi ka marrë formë dhe është gati të presë ndeshje edhe gjatë mbrëmjes, pasi është testuar edhe ndriçimi.

Kështu Kosova nuk do të jetë më e detyruar që ndeshjet e veta ti zhvillojë në Shkodër.

Kujtojmë që ndeshja e parë zyrtare pritet të zhvillohet më 13 gusht, Super Kupa e Kosovës, Drita – Prishtina.

Loading...

Komente