Kina po përballet me një tjetër virus

E gjithë bota këto ditë po jeton me shpresën që “epoka” e koronavirusit të marri fund. E sikur të mos mjaftonte kjo në Kinë është shfaqur një tjetër virus.

Global Times raporton se një burrë nga Kina vdiq nga Hantavirusi, ndërsa po udhëtonte në autobus për në provincën Shandong.

Ndërkohë të gjithë personat që kanë qënë në autobus i janë nënshtruar testit.

Çfarë është Hantavirusi?

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se virusi është përhapur kryesisht nga brejtësit. Infeksioni nga hantavirusi mund të shkaktojë sëmundje tek njerëzit nëse kanë kontakt me minjtë për shembull, por nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.

“Hantaviruset në Amerikë njihen si ” Bota e Re “dhe mund të shkaktojnë sindromën pulmonare hantavirus (HPS).

Ndërsa në Europë njihen me emrin: “Bota e Vjetër” dhe mund të shkaktojnë ethe hemorragjike me sindromën renale( gjakderdhje në mushkëri dhe probleme të veshkave).

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente