Kim Kardeshian gjithnjë e më shumë e lidhur me Shqipërinë

Pak ditë më parë Kim Kardashian u shfaq në një video duke folur shqip.

Dhe duket se pas kësaj video, Kim gjithnjë e më tepër po dashurohet pas Shqipërisë.

E gjitha kjo, falë grimierit të saj personal, shqiptarit Mario Dedivanoviç, i cili prej 10 vitesh bashkëpunon me yllin e televizionit.

Tashmë Kim dhe Mario kanë nisur bashkëpunimin edhe me produktet kozmetike, njërës pres së cilave i kanë vënë emrin “ALBANIAN”.

Ka qenë vetë Mario, i cili në rrjetin social Instagram, ka publikuar foton, kras së cilës shkruan: “A po ju pëlqejnë emrat e hijeve të syve? Secili ka një kuptim të veçantë për ne”.

 

Loading...

Komente