Këta janë politikanët me vila në Gjirin e Lalëzit (foto)

Nga Bledi Mane-Public Enemy
Nje qoshke e fshehur harlisur me shkurre e ferra ne anen perendimore te Liqenit te Tiranes, dikur njihej me emrin e famshem si “Gjiri i kurvave”.

Kryeqyteti komunist para viteve ’90 kur kurvelleku ishte blasfemi, atje shkonte fshehurazi dhe shfrynte duhmat bilogjike dhe organike.

Palloheshin mileti me frike e me breke neper kembe por te pakten çliroheshin e ftilloheshin.

Pas viteve ’90 nje tjeter gji kurvash u ngrit gradualisht jo fshehurazi por institucionalisht, dhe atje paria halabake e Tiranes shullohet nen rezet e diellit dhe fusin kembet ne ujin e kripur te Adriatikut. Ky gjiri i dyte ka disa dite qe eshte bere i famshem sepse nuk i paska punet mire me Perendine. Zoti po hakmerret aq keq me kete kuplara dallaveresh e korrupsioni sa çdo nate po ua tund e po ua shkund pronat te pafytyreve te politikes.

Po flas per Gjirin e Lalëzit qe tani e tutje kurre nuk ka per te gjetur paqe me token, me ujin dhe me ajrin. Perendia ka vendosur tua beje Vettingun Hyjnor shejtaneve te ketij vendi. Si prolog, shikoni foton e pare. Nje super vile qe kushton 1 milione e 200 mije euro. Eshte vila e ish ministrit dhe deputetit demokrat Flamur Noka. Flamuri qe deri dje dhiste ne llagemin me dy gurë anash dhe nje grope ne mes atje larg ne katundin e tij Novoseje te Kuksit. Flamurit tashme i ka buzeqeshur edhe fati edhe vrima e bythes sepse ka 5 banja ne kete vile luksoze ne Gjirin e Lalezit.

Me poshte po u listoj edhe emrat e dallaveraxhinjve te tjere te Tiranes me vila dhe super apartamente luksoze buze Adriatikut:

Petrit Vasili
Sali Berisha
Ilir Meta
Nasip Naço
Edmond Haxhinasto
Argita Berisha
Shkelzen Berisha
Namik Dokle
Valentina Duka
Arben Ristani
Gazetaret Andi Bejtja dhe Mustafa Nano
Ish komandanti vrases i Gardes Ndrea Prendi
Ish vjehrri i Sali Berishes, Luan Malltezi
Ambasadori shqiptar ne Prishtine Qemal Minxhozi

Deri ne 15 shtator fallxhoret, orakujt dhe horoskopet mesdhetare parashikojne termete te perditshme vetem ne zonen e Gjirit te Lalezit!!!

Titulli wshtw i redaksisw. Titulli i autorit:Gjiri i Lalëzit dhe Gjiri i Kur*ave

Loading...

Komente