Juventus rrezikon dënimin, shkak koret raciste ndaj Napolit

Juventusi rrezikon një mbyllje të pjesshme të stadiumin Allianz, pasi tifozët kënduan kore raciste në fitoren ndaj Napoli të shtunën.

Bardhezinjtë fituan 3-1 për të ikur gjashtë pikë nga skuadra e Carlo Ancelottit.

Gazzetta dello Sport raporton se vëzhguesit e FIGC-së kanë raportuar për këngë raciste në drejtim të qendërmbrojtësit Kalidou Koulibaly.

Përveç kësaj, tifozët thuhet se tifozët e kanë quajtur në mënyrë të përsëritur Ancelotti derr.

Kjo fyerje daton në kohën e tij kur ai ishte në krye të Juves.

Tifozët e Juventusit kanë kënduar edhe këngët anti-napolitane.

Si rezultat, pjesa pas porte e njohur si Curva Sud mund të mbyllet për të paktën një ndeshje, kur raporti disiplinor të lëshohet nesër.

Në rastet e mëparshme, ku ky sektor është mbyllur, klubi ka ftuar nxënësit lokal që të marrin pjesë në lojë falas, duke marrë pjesë në luftën kundër racizmit dhe diskriminimit gjatë ndeshjes.

Loading...

Komente