Juventus-Inter një rivalitet i përjetshëm

Inter-Juventus derbi i Italisë. Ajo që njihet si një prej sfidave më të rëndësishme në kampionatin italian, por dhe në mbarë Europën, do të tërheqë vëmëndjen e të gjithë botës të premten në mbrëmje.

Ky do të jetë takimi i 170 mes Juventus dhe Inter, me bilancin që është në favorin e bardhezinjve me 81 fitore kundër 46 të zikaltërve, dhe 43 sfida të tjera të mbyllura në barazim. Një ndeshje e përjetshme, e cila gjithmonë shkon përtej rezultatit në fushë. Për ti dhënë një fillim këtij rivaliteti historik, duhet të kthehemi në vitin 1961, ku në Torino përballja mes dy ekipeve u pezullua, për shkak se tifozët ishin në numër më të lartë se sa shifra e lejuar. U dha fitorja në tavolinë për Interin, por Juve bëri një apel për ta riluajtur, që më pas e fitoi, dhe për protestë, presidenti i zikaltërve Angelo Moratti dërgoi në fushë ekipin e të rinjve. Takimi u mbyll 9-1 për “Zonjën e Vjetër”, ndeshja e fundit e për Giampiero Boniperti dhe e para për Sandro Mazzolan, autori i golit të vetëm për miqtë.

6 vite më vonë një prej gazetarëve më të mëdhenj italianë, Gianni Brera, e cilësoi këtë sfidë si “Derbin e Italisë”, por nuk e shpjegoi kurrë origjinën e këtij termi. Me shumë mundësi bëhej fjalë për faktin se në atë kohë, dy skuadrat gjendeshin shumë pranë njëra-tjetrës me kampionatet e fituara, pavarsisht se Juventus sot numëron 34 dhe Interi 18.

Përgjatë viteve, rivaliteti mbeti i ndezur, por jo si në rastin e 1961. Shumë vite më vonë u desh një shkëndijë jo e vogël, dyluftimi mes Iulianos dhe Ronaldo fenomenit, për të ndezur gjakrat. Në Torino, ndeshja e cila vlente “Scudetton”, përfundoi 1-0 në favor të bardhezinjve, me golin që u shënua nga Del Piero. Por, në mëndjen e tifozëve zikaltër, vjen si rrufe vendimi i gjyqtarit Ceccarini për të mos i dhënë penallti ekipit të tyre të zemrës. Madje, 11 metërshi u dha më pas në favorin e Juves, me Pagliucan që priti goditjen e kapitenit të bardhezinjve.

Në 2006, rasti Calciopoli ndryshoi përgjithmonë historinë e rivalitetit mes dy klubeve, ku bardhezinjtë ranë në Serinë B, dhe Interi fitoi kampionatin në tavolinë.
4 vite më vonë, tripleta e famshme e Jose Mourinhos, dhe më pas dominimi prej 7 vitesh i Juventus në kampionat, janë aktet e fundit të një rivaliteti, i cili nuk njeh fund. Mjafton të kujtohet 2-3 i prillit të shkuar, me kartonin e kuq të marrë nga Vecino, një tjetër të pretenduar për Pjanic, dhe një fitore e Juves që ishte vendimtare për fitimin e Serisë A në sezonin 2017-2018. Të premten, gjithçka rinis përsëri. /supersport

Loading...

Komente