Juventus feston titullim me fitore

Juventusi e ka mbyllur sezonin 2017/18 në Serie A me fitoren ndaj Hellas Verona  me rezultat 2-1.

Zonja e Vjetër ishte dukshëm më e mirë, ndoshta e motivuar nga dëshira se në fund të takimit do festonin titullin.
Mohamed Salim Fares kishte rast për gol në minutën e 16-të, por Gianluigi Buffon bëri një pritje të mirë.

Mario Mandzukic kishte në vazhdim dy raste të mirë, por rrjeta e Andrade Nicolas nuk u tund dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në minutën e 49-të u shënua goli i parë, autor Daniele Rugani, ndërsa pas katër minutash shënoi edhe Miralem Pjanic.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Alessio Cerci në minutën e 76-të.

Në minutën e 86-të Stephan Lichtsteiner kishte rastin të përshëndetet nga Juve me një gol, por dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

Vlen të theksohet se kjo ishte dhe ndeshja e fundit e Buffonit me fanellë të Zonjës së Vjetër.

Juve e mbyll sezonin në vendin e parë me 95 pikë, kurse Hellas Verona në vendin e 19-të me 25 pikë, pra në sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B së bashku me Beneventon.

Komente