Juve-Ronaldo, arrihet marreveshja, pritet zyrtarizimi

Ronaldo tashmë është shumë pranë Juventusit dhe pas pak orësh pritet të zyrtarizohet si lojtarë i këtij klubi. Ka bërë të ditur gazetari italian i ESPN, ku ka deklaruar se dy klubet kanë arritur marrëveshjen dhe Ronaldo do të zyrtarizohet në 48 orët e ardhshme. Bardhezinjtë pritet të shpenzojnë 100 milionë euro për të siguruar shërbimet e portugezit, që do të bëhej blerja më e shtrenjtë e historisë së kampionëve të Italisë.Marcotti ka thënë se: “Kisha dyshime në fillim, por kam mësuar se është arritur një marrëveshje mes të gjitha palëve. Ata kanë rënë dakord edhe me mënyrën se si do të jepet lajmi. Zhvillime të reja pritet të vijnë në 24-48 orët e ardhshme. Duket se Ronaldo është drejt rrugës për në Torino”.

Komente