Mendoj se e keni parë të paktën njëherë në rrjetet sociale me videot dhe akrobacitë e tij. Jurgen Hakani 25 vjeç nga qyteti i Durrësit, i cili jeton dhe punon si barist në Siena të Italisë është baristi më i famshëm i momentit.
Djali nga Durrësi shpërndan në rrjetet sociale, sidomos në Tik Tok videot e tija gjatë përgatitjes së koktejlëve të ndryshëm. Pasioni për flair bartending cocktail, e kanë bërë të famshëm, të thjeshtë dhe natyrisht të dashuruar me profesionin e tij. Së fundmi është ftuar edhe në disa emisione të ndryshme në disa tv shqiptar. Ai tregon se maksimumi i koktejlëve që ka përgatitur në një ditë është 3000 copë, ndërsa mesatarja ditore që ai përgatit në barin ku punon është midis 300-500.
Jurgeni ka edhe një bar të vogël në shtëpinë e tij, në të cilin xhiron shumë video të cilat i poston në Tik Tok dhe në Instagram. Djem të tillë na bëjnë krenar, na perfaqesojnë më së miri në mbarë botën. Faleminderit Jurgen.