Ja se si qeveria po i rrjep shqiptaret me taksat e rruges

Eshtë hapur një debat i madh pas diskutimit të fundit për të bërë me pagesë edhe rrugën Tiranë – Durrës. Qeveria vjel taksa më shumë se sa investon në rrugë.

Shumë pak investime në rrugë dhe shumë taksa për to. Qeveria përdori 8.1 miliardë për të ndërtuar rrugë, 2.1 miliardë për rikonstruksion dhe pjesa tjetër shkoi për sinjalistikë, emergjenca dhe sigri, shkruan Monitor. Në bazë të përllgaritjeve, të ardhurat nga taksat janë 19% më të larta sesa shpenzimet.
Gjithashtu çmimi i karburantit i kalon disa fish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore. Duke qenë se Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon për taksimin e naftës, vendi ka çmimin më të lartë në tregjet e pakicës. Në Shqipëri të ardhurat tatimore vazhdojnë të jetnë kontribuesi kryesor, ku taksa mbi naftën zë 10% të të ardhurave tatimore.

Komisioni Evropian ka kryer një studim në Shqipëri, nga ku rezulton se nga taksa e rrugës mblidhen 160 milion euro, shumë kjo e barabartë me dyfishin e shpenzimeve për mirëmbajtje. Sipas kompanisë konsulente, Shqipëria mbledh më shumë taksa sesa është e nevojshme, për mirëmbajtjen e rrugëve.

Komente