Izraeli fiton Eurovizionin, ja ku u rendit Shqipëria

Edicioni i këngës europiane që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë u fitua nga këngëtarja izraelite.

Ndërkohe Eugent Bushpepa qe perfaqesonte Shqiperine u rendit jo keq por ne vendin e 11-të.

Dhe në bazë të votave të shpërndara nga juria dhe publiku, fitues doli Izraeli. Këngëtarja Netta me këngën “Toy” u shpall fituese e sivjetmë i ‘Eurovision Song Contest’.

Rikujtojmë që në këtë festival konkurruan tre shqiptare duke i përfaqësuar tri vende të ndryshme.

Eugent Bushpepa ishte përfaqësuesi i Shqipërisë me këngën “Mall”, me të cilën e pushtoi skenën e Eurovisionit me interpretimin e tij

Eleni Foureria e përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego” duke e ndezur atmosferën me performancën skenike.

Ndërsa, Ermal Meta së bashku me Fabrizio Moron interpretuan këngën “Non mi avete fatto niente”.

Loading...

Komente