Ishulli Skocez publikon shpallje të pazakontë për vënde të lira pune

15

Ishulli skocez Ronaldsay, ka publikuar një shpallje të pazakontë për vende të lira pune. Kërkohen barinj që do të paguhen mirë që të kujdesen për një lloj të rrallë të deleve – Orkney.

Ky ishull është në kërkim të barinjve me përvojë që do të kujdeseshin për delet që të hanë vetëm ushqimin e planifikuar nga pronarët, të qarkullojnë në lokacione të sigurta dhe të qëndrojnë sa më larg kafshëve tjera, transmeton Telegrafi.

Loading...

Barinjtë gjithashtu do të duhet të sigurohen që delet të qëndrojnë sa më larg murit që ndan tokën ku mbillen perimet e ndryshme nga të cilat edhe jetojnë banorët e ishullit. E pasi që ky mur është shumë i vjetër, ata do të duhet ta rinovojnë.

Bëhet fjalë për 35 orë në javë, ndërsa për një vit paga totale do të jetë 24,473 euro. E të gjithë ata që e pranojnë punën, do të detyrohen ta respektojnë kontratën trevjeçare me qëllimin e vetëm që muri të rinovohet plotësisht, kurse numri i deleve të rritet.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente