Inter i çmëndur kualifikohet në Champions League (golat)

Interi ka arritur ta fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit në Serie A ndaj Lazios në udhëtim me rezultat 2-3 dhe ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë e takimit ishte shumë aktive me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por ishin vendasit që patën diçka më shumë nga loja dhe shënuan dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e nëntë të ndeshjes dhe ishte Ivan Perisic që devijoi një goditje të fortë të Adam Marusic për epërsinë e Lazios 1-0.

Megjithatë, Nerazzurrët arritën të kthehen në lojë duke shënuar për 1-1 në minutën e 29-të me anë të Danilo D’Ambrosios.

Në fund të pjesës së parë ishte Felipe Anderson (41′), i cili shënoi për 2-1 pas një kundërsulmi dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por mysafirët arritën të shënojnë dy gola dhe të fitojnë ndeshjen.

Fillimisht ishte Mauro Icardi (78′), i cili barazoi 2-2 nga pika e bardhë dhe Matias Vecino (81′) shënoi me kokë për 2-3 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi e sheh veten të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, pasi përfundon në pozitën e katërt me 72 pikë, po aq sa ka edhe Lazio në vendin e pestë, por me rezultate më të këqija në ndeshjet direkte.

Golat e permbledhur

Loading...

Komente