I vonohet avioni, sheh lindjen e të bijës në facetime

Një ushtar amerikan u përpoq të udhëtone për në shtëpi në Brandon të Mississippi pasi bashkëshortja e tij po lindte, por për fatin e tij të keq avioni u vonua.

I ngecur në aeroport, Brooks Lindsey pa momentet e para në jetë të vogëlushes Millie në një video telefonatë me bashkëshorten Haley Lindsey.

Një bashkëudhëtare i tij e fiksoi këtë moment të babait që shihte me ankth videon në telefon. “Ai po qante dhe zemrat tona u prekën. Të gjithë i dhamë hapësirë. Kur dëgjuam fëmijën që po qante iu bashkuam. Doja ta ndaja këtë sepse nuk duhet të harrojmë kurrë ushtarët tanë që na shërbejnë çdo ditë, dhe sakrificat që ata bëjnë”, poston në Facebook Tracy Dover.

Historia e tij pasi u shpërnda më shumë se 120 mijë herë në Facebook dhe Twitter, dhe familjarë të tjerë të ushtarëve postuan kujtimet dhe historitë e tyre për baballarë që kanë humbur lindjen e fëmijës së tyre për shkak të shërbimit në ushtri.

Loading...

Komente