Hysaj drejt kalimit tek Interi

Interi e ka marrë në huazim mbrojtësin Sime Vrsaljko nga Atletico Madrid.

Skuadra italiane e ka mundësinë e blerjes në fund të sezonit për një shumë prej 17,5 milionë euro.

Por duket se Interi nuk do ta ushtrojë të drejtën e blerjes për nën kampionin e botës.

Arsyeja është se kroati Vrsaljko nuk ka bindur me lojën e tij por edhe lëndimet e shpeshta kanë bërë që Inter mos të mendojë për blerjen përfundimtare.

Kësisoj skuadra zi kaltër ka kthyer sytë në kampionatin italian ku po shikon të përforcohet në repartin e mbrojtjes.

Loading...

Emri i ri në listën e Neroazzurrëve për krahun e djathtë të mbrojtjes është ai i shqiptarit Elseid Hysaj.

Shkodrani ka probleme me trajnerin Carlo Ancelotti dhe ka kërkuar largimin nga Napoli.

Minutat e pakta nën urdhrat e Ancelottit kanë bërë që Hysaj ta mendojë largimin.

Sipas Tuttosport, Inter është gati ta transferojë reprezentuesin shqiptar por problemi mbetet çmimi i tij i lartë prej 50 milionë eurove.

Neroazzurrët do të tentojnë transferimin e shqiptarit për një shumë rreth 30 milionë.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente