Humbi jetën nga Covid-19, Kina i kërkon falje mjekut që zbuloi i pari virusin

Mjeku kinez Li Wenliang humbi jetën duke u përpjekur të luftonte Covid-19. Ai ishte i pari që dha alarmin për koronavirusin, pasi vizitoi disa pacientë me të njejtat simptoma.

Li Wenliang ishte i pari që e kuptoi i pari se nuk ishte një grip i thjeshtë. Edhe mjeku e humbi jetën nga Covid-19.

Mjeku e dha alarmin për Covid-19 që në muajin dhjetor të vitit 2019, por në atë kohë autoritet e kërcënuan që mos të fliste shumë.

Mjeku 34-vjeçar u akuzua për ” përhapjen e informacionit të rremë në internet’’. Por tani autoritet në Kinë i kanë kërkuar falje dhe kanë thënë se ndëshkimi i tij ishte një gabim.

Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes në Kinë ka thënë, veprimi policor ndaj tij ishte i papërshtatshëm.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente