Hidhet shorti i eleminatoreve të europianit, Shqipëria sfidon kampionët e botës

Në Dublin të Irlandës,është hedhur shorti i Euro 2020 per fazën e grupeve të eliminatoreve, ku 55 Përfaqësueset europiane njohën kundërshtarët e tyre.

Fati vendosi që Kombëtarja Shqiptare të vendosej në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën. Duket një short i pranueshëm për kuqezinjtë, që duke lënë mënjanë Francën, do të diskutojnë vendin e dytë të grupit me kundërshtarë si Islanda dhe Turqia.

Ndërkohë Kosova merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e Euro 2020, ndërsa shorti i rezervoi grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke dhe dy skuadra ballkanike si Bullgaria dhe Mali i Zi.

Shorti i parë nuk ka qenë aspak dashamirës për “Dardanët”, që përveç Anglisë dhe Çekisë, do të luajnë edhe dy derbi “të zjarrtë” në Ballkan, ndaj Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Loading...

Komente