Hidhet shorteu i Europa League, ja ciftet

U hodh sot (e premte) në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e 1/8-ave të Europa League. Ku 16 skuadra do të përballen mes tyre për të kaluar në fazën e mëtejshme. Ndeshjet e këtij raundi do të zhvillohen me 7 dhe 14 mars.

Goglat kanë rezervuar një përballje të fortë, atë mes Frankfurt dhe Inter. Zikaltrit do të duhet të kalojnë testin e vështirë me skuadrën gjermane, një ndër skuadrat më të forta në fazën e grupeve, të cilët eliminuan Lazio në fazën e mëparshme.
Ndërkohë fat më të mirë ka patur Chelsea dhe Arsenal që do të luajnë ndeshjet e tyre të para në shtëpi, po ashtu Napoli do presë Sazlburg, tashmë një skuadër e konfirmuar në Europë.

Chelsea – Dinamo Kyiv

Eintracht Frankfurt – Inter

Dinamo Zagreb – Benfica

Napoli – Salzburg

Valencia – Krasnodar

Sevilla – Slavia Praha

Arsenal – Rennes

Zenit – Villarreal

Loading...

Komente