Shqiperia ka “rrembyer” një fitore të merituar, me rezultatin e pastër 0-3 në izrael, duke u “hakmarrë” kështu pas asaj humbje në “Elbasan Arena” me rezultatin po 3-0.
Për të marrë hak plotësisht ka menduar Memushaj, i cili ballë për ballë me portierin ka dërguar topin në rrjetë me mjaft finesë.
Ishte një gjysmë e parë mbresëlënëse e Kuqezinjve, në të cilën ata i shënuan dy gola.
Armando Sadiku ishte protagonisti i dyfishtë në këtë pjesë lojë, pasi e gjeti dy herë rrjetën (22’ dhe 44’).
Skuadra mysafire realizoi edhe një gol në pjesën e dytë me anë të Ledian Memushajt (71’).
Kjo është fitorja e tretë e Shqipërisë në Grupin G, ndërsa ka edhe po aq humbje – do të thotë numëron nëntë pikë.
Pas xhiros së gjashtë, Kombëtarja jonë pozicionohet në vend të tretë në tabelë me pikë të barabarta me Izraelin që është një vend më poshtë.
Dy vendet e para në këtë grup mbahen nga Spanja dhe Italia që numërojnë nga 16 pikë.
Shqipëria mund ta përdorë këtë rezultat për tu ringjallur në shpresën për të zënë vendin e 3-te.
Ketu mund te shihni dy golat e Sadikut
Goli i trete shenuar nga Memushaj.
0-3 Ledian Memushaj Goal HD – Israel vs Albania… by footyscore