Greqia serish perfshihet nga zjarret

Shteti fqinj Greqia duke se nuk ka shpëtuar ende nga zjarret pasi pasditen e kësaj të diele ishulli Evia është përfshirë nga një zjarr masiv.

Sipas raportimeve në mediat greke, forcat e zjarrfikëseve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por erërat e forta po e bëjnë zjarrin të pakontrollueshëm.

Për këtë shkak policia dhe zjarrfikësit kanë dhënë urdhër për të evakuimin e banorëve të dy fshatrave për të shmangur ndonjë rrezik në jetë njerëzore.

Raportohet se tymi ka mbuluar ishullin Evia, Athinën dhe Kinetën.

Komente