Greqia po kthehet në një vënd tmerri për shqiptarët

Greqi po kthehet në një kasaphanë për shtetasit shiptarë. Brenda këtij viti janë vrarë 11 shtetas shqiptarë.

Vrasja më e fundit ishte ajo e mbrëmjes së djeshme, ku Marios Isa, 18 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri pas shpine.

Kalvari i gjatë i vrasjeve shënon shifra të frikshme, dhe shumë prej krimeve nuk janë zbardhur. Vetem në muajin nëntorë kanë humbur jetën 8 shqiptar.

“Kalendari i Zi” për shqiptarët:
15/08/2018, Nesti Prifti, 36-vjeçari babai i nje femije u vra me 5 plumba kur po kthehej në shtëpi. Ai u gjet i vdekur në kryqëzimin e rrugëve Marki dhe Parnithos, në lagjen Kypseli, poshtë pallatit të tij,ne Athine.

15/07/ 2018 Një shqiptar, 32 vjeç është gjetur i vdekur në Greqi. Mediat greke shkruajnë se shqiptari është gjetur i pajetë në anën e rrugës për në Trikala. Sipas të dhënave të siguruara nga mediat greke, shqiptari ishte liruar nga burgu në datën 12 korrik dhe që prej asaj dite ishte parë në disa zona të ndryshme të Trikalës.

13/07/2018 Kufoma e një 22-vjeçari shqiptar u gjet nga banorë të zonës mëngjesin e sotëm në zonën Koum Kapi në Chania, nën Villa Koundourou.

19/11/ 2018 Adoleshenti shqiptar Enriko Buzani 15 vjeç, humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik në qytetin Kyparissia. Ai kishte marrë pa leje makinën e të atit dhe së bashku me të ishin edhe dy shokë të tij 15-vjeçarë. Automjeti i tyre u përplas me një kamion. Fatkeqësisht, tre adoleshentët humbën jetën.

22/11/2018 Altin Mulla vritet në kufi pranë Pogonit nga policia greke. Së bashku me disa persona të tjerë, Mulla kishte kaluar ilegalisht nga kufiri i gjelbër për të trafikuar lëndë narkotike. Ata u diktuan nga policia greke që patrullonte kufirin dhe nisën të qëllonin me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit, Altin Mulla mbeti i vdekur, kurse shqiptarët e tjerë u arratisën.

24/11/ 2018 Një 38-vjeçar shqiptar humbi jetën në aksident në hyrje të qytetit Malesina. Ai ishte duke udhëtuar i vetëm në makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie. Shqiptari banonte prej vitesh në Greqi dhe njihej si njeri i respektuar nga banorët e zonës.

25/11/2018 Një i burgosur shqiptar në burgun e Trikallas u gjet i pajetë në qeli. Një natë më parë, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit ishte normale kur kishte shkuar për të fjetur. Ai u gjet i vdekur nga gardianët, ndërsa shkaqet janë ende mister.

26/11/2018 Një 63-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në një kanal në anë të rrugës në Korfuz. Nga hetimet paraprake, rezultoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me çifte nga një distancë e afërt nga persona të panjohur. Më pas trupi i tij ishte hedhur në anë të rrugës. Shqiptari ishte person i njohur në atë zonë pasi banonte prej vitesh. Fqinjët i thanë policisë se ai nuk kishte probleme me persona të tjerë.

25/11/2018 Anëtari i Agimit të Artë vrau me armë zjarri pas një debati për çështje etnie 63- vjeçarin shqiptar Petrit Zifla.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz, ku u bë publike vetëm pas disa ditësh që nga ekzekutimi.

29/11/2018 Një 40-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje nga një makinë në Selanik. Viktima po kalonte rrugën kur u godit nga një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar. Për shkak të plagëve, 40-vjeçari shqiptar humbi jetën menjëherë.

04/11/2018 Një i ri i moshës 18 vjeç është ekzekutuar pas shpine me armë zjarri. Sipas policisë greke, i riu është Marios Isa, i cili në dorë mbante një shumë të madhe parash. Dyshimet lidhen për një grabitje të mundshme të mbetur në tentativ dhe më pas më pasojë vdekjen e 18 vjeçarit.

Loading...

Komente