Alket Rizai dhe dy persona të tjera janë dërguar paraditen e sotme (e merkurë) nga burgu i sigurisë së lartë Dokomos në gjykatën e Lamias pasi në qelinë e tij janë gjetur thika dhe armë të tjera të ftohta gjatë një kontrolli rutinë nga personeli i sigurisë.
Gjatë seancës ai është konfliktuar me prokurorët dhe gjykatësit, të cilëve u ka kërkuar që t’i tregonin foto të thikave që pretendohet se janë gjetur në qelinë e tij.
Në debat e siper, ku prokurori i ka thënë: “Ti je këtu për t’u përgjigjur dhe jo për të bërë pyetje”, Alket Rizai është konfliktuar edhe me kryegjyqtarin, i cili tentoi të futej mes tyre.
Në fund, Rizai citohet nga mediat greke t’i ketë thënë gjyqtarit: “Shko ore q…”.