Gazetari spanjoll nuk përmënd Kosovën gjatë pyetjes, zyrtari i FFK nuk i jep fjalën (video)

Shtypi spanjoll ka vendosur të ruajë politikat e shtetit të tij përgjatë kësaj kohë, duke mos e përmendur emrin e Kosovës në artikujt e tyre, madje edhe duke iu referuar me termin territor. Diçka të tillë e ka bërë edhe media e njohur “AS“, por që sot është detyruar të thotë hapur emrin e Kosovës.

Trajneri Shaland ishte i pranishëm përpara gazetarëve për të dhënë konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara ndeshjes, atëherë kur fjalën ka vendosur ta marrë gazetari Ruben Ares i “AS“. Ky i fundit ka pyetur trajnerin e dardanëve nëse mendon se do Luis Enrike do të bënte ndryshime për ndeshjen e nesërme.

Por Ares nuk ka mundur të marrë dot një përgjigje, teksa menjëherë ka ndërhyrë zyrtari i FFK-së, Bajram Shala, i cili e pyet se për cilin trajner ishte drejtuar pyetja. Shala nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës Shalandit deri në momentin që gazetari spanjoll detyrohet të përmendë Kosovën./sportekspres

Per cilen parti do te votoni ne zgjedhje?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...


Komente