Florian Marku e hedh përtokë sërbin

Tirana ishte kryeqendra e të gjitha zemrave të shqiptarëve që ishin gati për luftën më të madhe të vitit.

Është luftëtari i arteve të përziera marciale, Florian Marku, ai i cili u gjend përball serbit, Sladan Dragisic.

Me një eskortë të pa parë më herët për një sportist shqiptar, Florian Marku arriti në pallatin e sporteve “Asllan Rusi”, aty ku e pritën mijëra tifozë, përfshirë grupin e tifozëve “TKZ”.

Florian Marku hyri në ring me plis me shqiponjën dykrenare dhe me reperin Noizy i cili performoi LIVE këngën “Gjuha e Kampionit”. Kjo paraqitje elektrizoi pallatin “Asllan Rusi”.

Hip hop yje ndërkombëtare si Azet, Zuna dhe yje ndërkombëtare të futbollit si reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ishin prej emrave prominente prezente në këtë duel të madh.

Mbrëmja filloi me këngëtaren Aurela Gaçe, e cila interpretoi himnin kombëtar shqiptar në mënyrë të mrekullueshme duke rrëqethur secilin shqiptar që po e përjetonte këtë spektakël.

Së pari e rrëzoi pas 40 sekondash duke e gjunjëzuar serbin, kurse goditja e dytë pasoi pas minutës së dytë të raundit të parë, ku me një goditje në mëlqi me “switch kick” u la i mposhtur serbi.

Me këtë fitore, Florian Marku i hap vetes rrugën drejt majes së botës në MMA.

Loading...

Komente