Finlanda në NATO, Rusia mobilizon ushtrinë në kufi

Rusia planifikon të forcojë “potencialin e saj ushtarak” në disa pjesë të vendit në përgjigje të pranimit të afërt të Finlandës në NATO.

Agjencia ruse e lajmeve RIA ka cituar zëvendësministrin e Jashtëm, Alexander Grushko të ketë thënë se Rusia do të ndërmarrë hapa për të garantuar “sigurinë ushtarake” të vendit në përgjigje të njoftimit.

“Ne do të forcojmë potencialin tonë ushtarak në drejtimin perëndimor dhe veriperëndimor“- tha Grushko, duke shtuar se: “Në rast se forcat dhe burimet e anëtarëve të tjerë të NATO-s vendosen në Finlandë, ne do të ndërmarrim hapa shtesë për të garantuar me siguri sigurinë ushtarake të Rusisë.”

Mesazhi i Grushko vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, konfirmoi gjatë një konference për shtyp në Bruksel se Finlanda do t’i bashkohet nesër aleancës ushtarake.

Komente