Facebook, Whatsapp dhe Instagram dalin jashte funksioni

Janë disa prej platformave më popullore në botë të medias sociale por Instagram, Facebook dhe WhatsApp janë jashtë funksioni në mbarë botën.

Sipas DownDetector problemet kanë filluar rreth 15:49 me orën tonë lokale dhe po godasin rëndë Evropën dhe Amerikën e Veriut.

Në WhatsApp përdoruesit nuk mund të shkarkojnë dhe dërgojnë përmbajtje media. Në Instagram 82% e personave që raportuan thanë se problemi ishte tek Kohështrirja.

Në Facebook problemi kryesor ka të bëjë me shfaqjen e fotove në vend të të cilave shfaqet kod.

Facebook ka në pronësi të tre sajtet dhe shumica e përdoruesve shprehën irritimin e tyre në rrjetin social Twitter.

Në fakt që nga e Premtja njerëzit në mbarë botën filluan të raportonin probleme.

Komente