Erion Veliaj i lumtur prezanton djalin si dhe emrin e tij

Kajan është “tironsi më i ri i kryeqytetit”. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zbuloi sot përmes një postimi në rrjetet sociale emrin e djalit të tij, i cili lindi mëngjesin e së shtunës në maternitetin shtetëror ‘Koço Gliozheni’.

Ai falenderoi stafin e mjekëve te kryesuar nga doktori Orion Glozheni për kujdesin që treguan, si dhe të gjithë ata që e kanë uruar për lindjen e Kajanit.

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, shkruan Veliaj. /top channel

Loading...

Komente