Elvis Rroshi e pranon akuzën për formularin e Dekriminalizimit

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, e ka pranuar akuzën për falsifikimin e formularit të Dekriminalizimit.

Pasi u shkarkua nga detyra, ai ka vijuar betejën me sistemin e drejtësisë. Fillimisht Rroshi ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni për dënimet që, sipas tij, rezultojnë se janë dhënë para shumë vjetësh dhe pa qenë ai i pranishëm.

Hetimet e kryera nga ana e prokurorisë dhe informacionet nga autoritetet ligjzbatuese në Zvicër, Gjermani dhe Itali vërtetuan të kundërtën.

Ai është dënuar me akuzën “përdhunim në grup” në Itali, vepër e kryer kur ishte 17-vjeç. Atë kohe Rroshi u dëbua nga Italia, ndërkohë që rezulton se ka pasur procedime edhe nga shteti i Zvicrës dhe Gjermanisë.
Në plotësimin e formularit të dekriminalizimit Rroshi kishte shkruar se nuk kishte dënime ose procedime nga autoritetet ligjzbatuese në shtete të tjera, por pasi u dërgua në gjyq për “falsifikim”, ai ka pranuar këtë vepër para gjykatës.

Rroshi ka shprehur: “Plotësimi i gabuar i formularit ka ardhur për shkak të neglizhencës”.

Loading...

Komente