Elbasani ka fushën më të mirë në Shqipëri, por nuk lejohet të luaj aty

Kategoria e Parë do zhvillojë sot javën e 18-të. Në fushë do zbresë edhe Elbasani, që vetëm javën e shkuar ia doli të marrë pikën e parë në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Anxhelo Suta rrezikon seriozisht të bjerë në Kategorinë e Dytë, ndërsa verdheblutë nuk kanë as stadium ku të luajnë.

Gjatë gjithë sezonit, Elbasani nuk lejohet të luaj në stadiumin e qytetit, që ka fushën më të mirë në Shqipëri. Skuadra që prej vitesh i ka dhënë tonin futbollit shqiptar duke fituar edhe titullin kampion, e ka të pamundur që të luaj në “Elbasan Arena”, kjo prej burokracive.

E ndërsa impianti është bërë shtëpia e Kukësit apo Partizanit prej sezonesh, Elbasani detyrohet të gjejë fusha alternative. Sa në Cërrik e Berat, sot të besuarit e Sutës presin Besën si vendas në stadiumin e Librazhdit.

Komente