E bujshme, Sergio Ramos del pozitiv në testin antidoping

Football Leaks Trondit botën e futbollit. Portali më i madh i futbollit, ka postuar një lajm të bujshëm për yllin e Real Madrid.

Sergio Ramos është gjetur pozitiv dy herë në testet antidoping përpara finales së Champions League, kunder Juventusit si dhe një herë tjetër në një ndeshje kundër Malaga në La Liga.

Ramos rezultoi me prani të substancës “Dexametazon”, e cila lejohet të përdoret vetëm me miratimin paraprak të UEFA-s, gjë që i mungonte klubit spanjoll.

Gjithmonë sipas dokumenteve të Football Leaks, Uefa e ka arkivuar çështjen dhe ka pritur një shpjegim nga mjekët dhe futbollisti i Real Madrid.

Përvec Ramosit të tjerë lojtare që i janë nënshtruar një testi rutinë në vitin 2017 ishin edhe Cristiano Ronaldo dhe Tony Kroos. Menjëherë klubi i Real Madrid ka dalë në një komunikatë zyrtare duke i hedhur poshte këto akuza të pavërteta, duke thënë më tej se numri 4 i Madrilenëve nuk ka thyer asnjëherë regullat e antidopiongut dhe se ishte një gabim i stafit mjekësor, ndërsa UEFA fali mbrojtësin spanjoll, duke lënë çështjen në harresë./albtimes

Loading...

Komente