Duka zgjedh Camolesen trajner të Kombëtares

Pas De Biasit, Federata Shqiptare e Futbollit po sheh disa alternativa për të gjetur zëvendësuesin e tij. Emri i radhës që shfaqet për të drejtuar pankinën kuqezi është Giancarlo Camolese.

Sipas asaj “Eurosport”, strategut italian i është ofruar një kontratë dyvjeçare për të zënë vendin e lënë bosh nga Gianni De Biasi i cili dha dorëheqjen pas ndeshjes mes Izraelin.

Por për të nënshkruar, ai duhet të pranojë më parë edhe kushtin që me sa duket ka kreu i FSHF-së për trajnerin e ardhshëm, atë që në fakt nuk ia ka kërkuar asnjëherë De Biasit: kualifikimin në Botërorin 2018.

Të paktën ky duhet të jetë synimi në katër ndeshjet e mbetura në grup, një mision shumë i vështirë, duke llogaritur që dy përfaqësueset që janë të parat, Spanja dhe Italia, kanë një avantazh prej 7 pikësh ndaj kuqezinjve.

Komente