Dosja 339, prokuroria nis hetimin për nxjerjen e sekretit hetimor

Pas paralajmërimit se do të publikoheshin përgjimet nga gazetari i gazetës gjermane ‘Bild’ Pieter Tiede, janë publikuar përgjimet e dyta nga dosja “184”, që tregon blerjen e votave në zgjedhjet e 2017 në Dibër. Përgjimet dolën pikërisht në një datë të rëndësishme edhe për Shqipërinë, ku ditën e nesërme do të vendoset për zgjerimin e unionit.

Pas përgjimeve ka reaguar edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku ka njoftuar se kanë filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.

Pas përgjimeve të publikuara nga ‘Bild’, reagon Prokuroria e Krimeve të Rënda.

“Nisur nga publikimet audio te bera sot me datë 17.06.2019 në gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.

Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.”

Loading...

Komente