Dorëzohet Kryeministri Rama, nis shkarkimet e anëtarëve nga bordet

Kryeministri i vëndit Edi Rama ka shkarkuar anëtarët e qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve. Lajmi bëhet i ditur nga burimet e ABC News, të cilat thonë se anëtarët e qeverisë në këto borde janë hequr nga detyra.

Bordet e Administrimit të Universiteteve është një nga kërkesat e studentëve, të cilët kërkojnë më shumë përfaqësim për ta.

Ky vendim i shefit të qeverisë mendohet të ketë ardhur pas një takimi të Kryeministrit Edi Rama me ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Kjo e fundit

Protestat e studentëve vijojnë prej më shumë se një jave. Që prej ditës së djeshme, kur përfundoi edhe afati që i ishte lënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave, një pjesë e studentëve protestojnë përpara Kryeministrisë, kurse të tjerë vijojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit.

Në dialogun në Facebook që Kryeministri Rama bëri me studentët dy ditë më parë, u shpreh i gatshëm për të shkarkuar të gjithë anëtarët e qeverisë që ndodhen në Bordet e Universiteteve, duke u propozuar studentëve që të caktojnë përfaqësuesit e tyre. Për ta realizuar këtë dhe pikat e tjera të kërkesave të tyre, Rama kërkoi dialog dhe takim me studentët. Këta të fundit e kanë refuzuar vazhdimisht dhe kërkojnë vetëm plotësimin e kërkesave të tyre pa asnjë dialog.

Mesa duket, Kryeministri ka vendosur që të bëjë i pari një lëvizje, duke u dhënë kështu studentëve një lloj garancie për të hyrë në dialog me të. /tvklan

Loading...

Komente