Disa produkte helmuese qё sjellin probleme pёr shёndetin

Toksinat nё produktet e kujdesit vetjak Ndoshta ёshtё e vёshtirё pёr njё konsumator tё njohё tё gjithё pёrbёrёsit e produkteve tё higjenёs personale.

Pёr shembull, llaku i flokёve dhe açetoni i thonjve pёrmbajnё phthalate, qё shkakton probleme me vёmendjen dhe i shpёrqendron fёmijёt kur bien në kontakt me këto produkte qofte edhe në ajrin e dhomave të shtëpisë.

Pasta e dhёmbёve pёrmban njё neurotoksinё tё quajtur fluor, e cila nuk duhet konsumuar nëse ka më shumë se 1600 njësi në etiketë për të rriturit, ndërsa sidomos për fëmijët, pasta e dhëmbëve në asnjë rast nuk duhet të përmbajë më shumë se 500 njësi sipas etiketës.

Shampot dhe produktet e tjera pёr fёmijё përmbajnë Sulfatin Laureth, (njё kimikat shumё i rёndё qё shkakton alergji) 1,4-dioxane (element shtazor qё shkakton kancer), Formaldehyde (neurotoksinё qё çrregullon zhvillimin) dhe mё e keqja nga tё gjitha një bashkim substancash të aromës, njё pёrzierje e mbi 3000 kimikateve tё rёnda tё cilat kompanitё pёr fatin tonё tё keq nuk janё tё detyruara me ligj t’i tregojnё.

Toksinat nё detergjentёt larёs Detergjentёt larёs pёrmbajnё fosfor, enzima, amoniak, naftalinë, phenol dhe sodium nitilotriacetat. Tё gjithё kёto kimikate me emra tё pakuptueshёm qё shkaktojnё kruarje, njolla, tharje tё lёkurёs dhe problem me sinozitin. Kёto kimikate pёrthithen lehtёsisht nga lёkura nёpёrmjet çarçafёve dhe rrobave. Pёr mё tepёr, tё gjithё kёto detergjentё qё ne pёrdorim pёrmbajnё aroma qё nё vetvete nuk janё asgjё tjetёr veçse njё kokteil parfumi i mijёra kimikateve tё rrezikshme. Produktet toksike tё pastrimit dhe aromatizuesit e ajrit Ekspertёt thonё se disa prej pёrbёrёsve mё tё zakontё qё gjenden nё produktet e pastrimit tё shtёpisё pёrfshijnё shumё kimikate siç janё: 2-BE (qё shkakton probleme me fertilitetin) amoniak (qё shkakton dёme tek veshkat dhe mёlçia) bojra qymyri (qё shkaktojnё tumore dhe dёmtojnё sistemin nervor) dhe tё famshmen aromё tё “mirё”. Aromatikët e ajrit pёrmbajnё aromё me bazё kimikatesh dhe ju mund ta zёvёndёsoni me ujё dhe vajra esencialё natyralë. Ndërsa nga ana tjetër limoni, soda e bukës dhe uthulla e bardhë janë ndër produktet më të përshtatshme për të garantuar higjienë pa rrezikuar sigurinë.

Loading...

Komente