Dhori Kule i punësuar në 11 vënde

Dhori Kule rektor i Universitetit të Tiranës numëron 11 punë njëkohësisht, ndërkohë që studentët vuajnë për të gjetur një punë pas mbarimit të studimit. Rektori i Tiranës ka të deklaruara në CV-në e vetë 11 punë të ndryshme që i kryen ato njëkohësisht.

Ai është pedagog pranë Fakultetit Ekonomik; Kryetar i Këshillit të Statistikave; Nënkryetar i Këshillit Drejtues Të Autoritetit Portual Durrës; Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë;

Anëtar i Këshillit të Profesorëve të Universitetit të Vlorës; Anëtar i Këshillit të Qarkut dhe KRRT Tiranë; Këshilltar i Dhomës së Tregtisë; Anëtar i Bordit në Agjencinë e Kërkimit të Teknologjisë dhe Inovacionit; Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; Anëtar i Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës dhe Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë.

Loading...

Komente