Del fotoja me Agnelin dhe Ronaldon

10 korriku do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Juventusit. Kjo pasi ‘bardhezinjtë’ nënshkruan me njërin prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldon.

CR7 i ka kushtuar Juventusit hiq më pak se 112 milionë euro, ndërsa do të fitojë 30 milionë euro në vit.

Gjatë ditë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, kishte udhëtuar me aeroplan privat për në Greqi, ku u takua me Ronaldon dhe agjentin e tij, Jorge Mendes.

Pasi u zyrtarizua marrëveshja nga të gjithë, doli edhe foto e festës mes palëve.

Pas marrëveshjes foli edhe agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, që tha se lojtari është i lumtur me klubin e ri.

“Unë dua të shpreh kënaqësinë e madhe dhe lumturinë e CR7 që do transferohet në Juve”.

“Ai është shumë i lumtur që mund të luajë për një nga klubet më të rëndësishme në botë. Ai ka zgjedhur shtëpinë e tij, në qendër të qytetit, Torino është një qytet shumë i bukur”, ka thënë Mendes.

Loading...

Komente