Dalin pamjet e zënkës së Delle Ali-Dier, momenti kur ndërhyn Mourihno (video)

Në serinë dokumentar të Tottenhamit, “All or Nothing: Tottenham Hotspur”, të prodhuar nga Amazona, janë parë prapaskena interesante që nuk janë parë ndonjëherë në futboll.

Dokumentari në formë të serisë televizive, është transmetuar gjatë dy javëve të fundit derisa ka 9 episode, ku shfaqen prapaskenat në klubin e Tottenhamit gjatë sezonit 2019-20.

Në njërën prej episodeve, shihet një përplasje në zhveshtore ndërmjet dy mesfushorëve, Eric Dierit e Dele Allit, teksa aty ndërhyn Jose Mourinho i cili inkurajon përplasjen dhe diskutimin mes futbollistëve.

Tottenhami kishte pësuar humbje në shtëpi nga Wolves, gjë që kishte shkaktuar tensione në zhveshtore.

Pamjet e përplasjes midis Dierit dhe Allit dhe ndërhyrjen e Jose Mourinhos mund t’i shikoni në videon më poshtë.

Nese ju pelqeu ky artikull, ju lutem beni like/Share ne butonin me siper. Faleminderit!

Loading...

Komente