Cfare ndodhi sot ne ndeshjet e Boterorit

Dita sot nisi me ndeshjen e pare qe startoi ne oren 14:00 Uruguai-Egjipt, Nje ndeshje mjafte e ekuilibruar, ajo qe ra ne sy ishte mos aktivizimi i Salah qe te gjithe e prisnin te luante. Ndeshja perfundoi 1-0 ne favor te Uruguait, shenues ishte Gimenez ne minuten e 89′

Ndeshja e dyte e ores 17:00 mes Marokut dhe Iranit nuk dhuroi shume emocion, e cila u mbyll 1-0 ne favor te Iranit me nje autogol te Bouhaddouz.

Mbremja kishte rezervuar nje super-ndeshje ajo midis Spanjes dhe Portugalise te Cristiano Ronaldos. Gola, shtylla, spektakel dhuroi kjo sfide. Plot 6 gola u shenuan. Ronaldo nga pika e bardhe e 11-metershit kaloi ne avantazh Portugaline, ishte vete ai qe e fitoi penalltine ne minuten e 4′. Spanja menjehere kalon ne sulm dhe Diego Costa barazon rezultatin. Pjesen e pare mbyllet me golin e avantazhit shenuar serish nga i zakonshmi Ronaldo, 2-1.

Spanja rikthehet e karikuar ne pjesen e dyte, ku ne minuten e 55′ serish Diego Costa shenon nje gol shume te bukur, duke tribluar ne zone, 2-2. Tri minuta me vone Nacho shenon nje super-gol nga jashte zone, me nje goditje “vdekjeprurese” duke kaluar Spanjen per here te pare ne avantazh 2-3.

Do te vinte minuta e 88′ qe serish Cristiano Ronaldo shenon nje super-gol nga goditja e denimit, duke kaluar mjeshterisht barikaden spanjolle me nje harkim dhe duke barazuar rezultatin perfundimtar ne 3-3. Kliko ketu per te pare tabelat e rezultateve te deritanishme!

Loading...

Komente