Çfarë është ky zakon? Rama refuzon lulet e djalit të vogël (video)

Teksa ishte duke folur një djal i vogël u ngjit në skenë podium dhe i dhuroi një buqetë me lule. Rama e falenderoi, por në të njejtën kohë nuk u gëzua pasi tha se ky zakon i keq që i dhurohen lule udhëheqësit duhet të hiqet.

Rama: Po këtë zakon që i sillni lule udhëheqësit pse s’e hoqët aman?! Po ç’është ky zakon që keni? Po i jepen lule një burri më thoni mua? I dhurohet lule një burri? Ti je në rregull xhan s’e kam me ty, po më çmendën këta. Aurora hajde merri lulet zemër. Po ç’është kjo, ku e keni parë ju t’i jepen lule një burri? Jo e kanë nga ajo e vjetra që udhëheqësit i jepen lule. O Zot. Ti mos u mërzit xhan.



Komente